
Kolindo
Nika
Klaudia
Ndoja
Klea
Qeta
Juljan
Vasa
Klevisa
Preci
APARATI I EKSKRETIMIT
PROJEKT BIOLOGJI

Kanceri i fshikëzës së urinës
​
Tek kanceri i fshikëzës së urinës qelizat fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar
dhe prekin edhe qelizat e shëndetshme.Kanceri në fshikëzën e urinës zakonisht shfaqet tek
personat mbi moshën 55 vjeçare,dhe i njohur si faktor rreziku është pirja e duhanit.
Cilat janë simptomat?
Kanceri i fshikëzës së urinës zakonisht shfaqet me gjakderdhje pa dhimbje në urinë. Kjo
gjakderdhje mund të jetë e dukshme apo e detektueshme vetëm me mikroskop. Ndonjëherë
mund të zbulohet në urinë me anë të disa ekzaminimeve te tjera
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Pirja e duhanit: Konsiderohet si faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e kancerit në
fshikëzën e urinës. Për duhanpirësit rreziku është dy herë më i madh se ata të cilët nuk
konsumojnë duhan. Substancat kimike të cilat shkaktojnë kancer, gjenden në tymin e duhanit,
absorbohen nëpërmjet mushkërive në gjak, nga këtu, filtrohen dhe arrijnë në fshikëzën e urinës.
Këto kimikate përmbajnë efekte kancerogjene në fshikëzën e urinës.
Profesione të caktuara:Kanceri i fshikëzës së urinës zakonisht shfaqet tek personat të cilët
punojnë në industri për bojëra, personat të cilët punojnë me kimikate si benzene dhe lende te
tjera kimike.
Faktorë të tjerë të rrezikut: Zakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeçare. 4 herë më shpesh tek
meshujt sesa tek femrat.Rreziqe të tjera janë infeksionet kronike të traktit urinar, gurët në
veshka dhe në fshikëzën e urinës, mungesa e pirjes së lëngjeve, histori familjare me kancer në
fshikëzën e urinës, pirja e ujit me arsenik.

Aparati i ekskretimit (problemet dhe sëmundjes e gjëndrës mbiveshkore).
Në sëmundjet e gjendrës mbiveshkore bëjnë pjesë:
-
Incidentaloma e gjendrës mbiveshkore
-
Insuficenca e gjendrës mbiveshkore
-
Hiperplazia adrenale congenitale
-
Sindromi Conn
-
Sindromi Cushing
-
Feokromacitoma
Incidentalomat e gjendrës mbiveshkore janë masa 1 cm të cilat zbulohen rastësisht në gjendrën mbiveshkore gjatë një ekzaminimi imazherik ( grafi, skaner apo rezonancë magnetike) të barkut apo të mushkërisë. Zakonisht pacienti nuk ka shenja klinike. E rëndësishme është të vlerësohet nëse është një masë beninje apo malinje (kancerogjene), apo nëse është një masë funksionale ose jo.
Insuficenca e gjendrës mbiveshkore është shkatërrimi i gjendrës mbiveshkore i cili në shumicën e rasteve ka origjinë autoimune (vetë organizmi prodhon antitrupa kundër vetvetes). Shkaqe të tjera janë infeksionet mykotike, HIV, cytomegalovirus apo hemorragjitë nga traumat. Klinikisht varion nga simptomat jospecifike si lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë, rënie të oreksit e deri format e rënda me çrregullime elektrolitike ( Na, k, cl) të cilat çojnë deri në vdekje.
Sindromi Cushing karakterizohet nga mbiprodhim i kortizolit nga gjendra mbiveshkore që mund të jetë tumor ose hiperplazi bilaterale. Klinikisht shprehet me obezitet të përqëndruar të zona e barkut, fytyrës dhe qafës, strie të kuqe në zonën e barkut, këmbë të holla, çrregullim i ciklit menstrual, lodhje muskulare, diabet, hipertension, osteoporozë. Shkak tjetër i Sindromit Cushing është dhe marrja e kortizonikëve për sëmundje të tjera kryesisht reumatizmale. Në analizat laboratorike vihet re nivel i lartë i kortizolit në gjak i cili është shkak dhe për simptomat e shfaqura.
Feokromacitoma janë tumore neuroendokrine që rriten nga qelizat e medulës së gjendrës mbiveshkore dhe prodhojnë adrenalinë dhe noradrenaline. Klinikisht shprehet me hipertension arterial i cili nuk dominohet nga mjekimi me antihipertensive dhe shoqërohet me dhimbje koke, rrahje të shpeshta të zemrës, djersë e shtuar.Diagnoza vendoset me matjen e metanefrinave në urinë ( adrenalin dhe noradrenaline apo metaboliteve të tyre) apo lokalizim i tumorit me anë të skanerit. Terapia e zgjedhur është heqja kirurgjikale e tumorit.

Uretër ektopike kemi atëherë kur hapja e uretrës është e vendosur jashtë fshikëzës. Kjo anomali është 6 herë më e përhapur tek femrat se sa tek meshkujt. Më parë, uretra ektopike diagnostikohej tek vajzat e moshës parashkollore për shkak të inlkontenencës (mosmbajtjes së urinës), në rastet me veshka të vetme apo të dyfishta lidhur me infeksionet urinare. Trajtimi kirurgjik është i shpeshtë: ri–implantimi i uretrës ektopike në fshikëz për personat me veshkë funksionale, me nefrektomi (heqje të veshkës), ose me heminefrektomi për ata të cilëve nuk i’u funksionon veshka. Ureterocela Ureterocela është zgjerimi i uretrës intravezikale. Një pjesë e uretrocelës gjendet në qafën e fshikëzës apo në uretër. Uretrocela mund të shkaktojë kthimin e urinës në veshka. Trajtohet në mënyrë kirurgjike me një shkallë të lartë suksesi. Mund të diagnostikohet që në shtatzëni me anë të kontrollit me eko, dhe me një ndërhyrje në kohë mund të eliminohet rreziku i infeksionit. Incidenca e lartë e refluksit në uretër dhe infeksioni urinar shkaktojnë rrezikun e shkaktërimit të një pjese të veshkës.